Pioli ja lë në dorë historisë, “ADN-ja ekziston, ky klub është mësuar me këto momente”

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka thënë se historia e kuqezinjve në Ligën e Kampionëve është një forcë teksa përgatiten të përballen me Interin.

Duke folur gjatë një interviste me New York Times, trajneri parashikoi ndeshjen e madhe që do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje.

Milani përballet me Interin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, EuroDerby.

Milani e ka fituar turneun shtatë herë në të kaluarën, me Real Madridin ekipin e vetëm që e fiton atë më shpesh. Është ajo histori që Pioli mendon se në fakt i jep forcë ekipit të tij, në vend të çdo lloj presioni.

“Nuk na rëndon, është më shumë një forcë. Presioni i historisë së klubit na ka dhënë më shumë besim, më shumë forcë, më shumë bindje. ADN-ja ekziston, ky klub është mësuar me këto momente, këto emocione. Ai di të jetë protagonist”, shpjegoi Pioli.

Duke folur se si ndryshon kjo skuadër e Milanit nga ajo që fitoi Scudetton sezonin e kaluar, ai tha: “Ky Milan që fitoi Scudetton vitin e kaluar ishte skuadra më e re në histori që e bëri këtë. Një klub duhet të ketë një projekt. E jona ishte shumë e qartë: të investonim në lojtarë të rinj, të talentuar dhe më pas t’u jepnim atyre kohë për t’u rritur, “tha ai.

Një prej Real Madridit dhe Manchester Cityt do të presë Milanin apo Interin në finalen e Champions League.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *