Intervistoi: Marina Kërçeli
Prania e mutacionit të radhës në vend ka rritur alarmimin tek qytetarët. ISHP pak ditë më parë konfirmojë zërat se tashmë në Shqipëri po qarkullon varianti BA1 Omicron dhe BA2 Omicron. Mjekët ekspertë nuk përjashtojnë përhapjen e një vale masive të infektimeve.
I intervistuar nga Priza.al, infeksionisti Pëllum Pipero shprehet se BA2 është akoma dhe më shumë i ngjitës dhe ka transmetim më të lartë nga Varianti OMicron.
Dallimi me BA1 dhe BA2 shihet të jetë tek trantueshmëria dhe se janë më rezistente ndaj antitrupave kundër Covid. Por ajo që vlen të theksohet lidhet me faktin se varianti BA2 është më dominues.
Sipas mjekut infeksionist një valë e re e Covid-19 është e pashmangshme por do ketë intensitet më të ulët për shkak të imunitetit të tufës.
Pipero sqaron se disa simptomat kryesore që shfaqin këto variante janë: ethet , dhimbja e trupit, humbja e shijes, dobësia trupore, vështirësia në frymëmarrje (jo e zakonshme), por ajo çka e dallon nga gripi i zakonshëm është se këto variante shfaqin të përziera dhe të vjella madje dhe dhimbje barku (jo te zakonshme në rastin e varianteve të deritanishme).
Sipas mjekut infeksionist varianti BA1 dhe BA2 prekin shumë organe njëkohësisht, por më kryesore ngelen rrugët e frymarrjes.
Teksa grupmosha më e prekur nga këto mutacione të reja, janë të sëmurët kronikë dhe të moshuarit. Sakaq, ai sipas tij ajo çka e bën të dallueshme variantet e reja në ndryshim me ato që kanë qarkulluar lidhet me faktin se transmetueshmëria është më e lartë, dhe diferencimi antigenetik.
I pyetur në lidhje me pritet një valë e re vaksinimi, mjeku infeksionist pohoi se po dhe se nuk përjashtohet si mundësi. Sakaq në lidhje me mbrojtjen që na jep vaksinimi kundër Covid dhe bërjen e një doze të katërt, ai shprehet se është ende herët , por këshilla e tij lidhej me kërkesën për bërjen e dy tre dozave të vaksinës.
Sakaq, tre ditë më parë Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi praninë e varianteve të reja të koronavirusit, BA1 Omicron dhe BA2 Omicron. Sipas rezultatit të testimeve të mbërritura nga Gjermania, 86% e 556 mostrave të dërguara ishin me variantin BA2. Varianti i ri, duke qenë më infektues pritet që të bëhet dominues në javët në vijim.
Më 9 Mars 2020 Shqipëria konfirmoi rastin e parë në vend të infeksionit Covid-19, ku dy të infektuarit e parë ishin babë e bir të moshës 54 dhe 28 vjeç.
Intervista e Plotë:
1.Çfarë ndryshimi ka mutacioni BA1 dhe BA2 nga Omikron?
Studimet e deri tanishme vërtetojnë se variantet e reja të Omicron, BA1 dhe BA2, kanë pak ndryshime, të cilat klinikisht konsistojnë në rritjen disa herë të trashëgueshmërisë se virusit dhe nga ana imunologjike janë më rezistente ndaj antitrupave kundër Covid të fituara qoftë përmes imunitetit natyral qoftë përmes vaksinave.
- Në raport me variantet që kanë qarkulluar më parë ku dallojnë variantet e reja?
Në këndvështrimin klinik diferencimi është i vështirë pasi përveç trashëgueshmërisë më të lartë simptomat janë pak a shumë të njëjta. Dallimi i vetëm, se paku deri tani, është ai virologjik, pra diferencimi antigenik.
3.Klinika e pacienteve çfarë ecurie ka, cilat organe prek më së shumti duke qenë se varanti fillestar prekte sistemin respirator?
Duhet të mbajnë në konsiderate se virusi shkaktar i Covid 19 është një virus respirator, edhe nën variantet e tij gjithashtu, pra pasojat imediate supozohen dhe janë në rrugët respiratore të sipërme dhe të poshtme përfshirë pulmonet (mushkëritë). Por ky virus, ndryshe nga shumë viruse të tjerë ka dhënë dhe jep dëmtime sistemike, të shume organeve njëkohësisht dhe në ketë kënd vështrim çdo variant i ri ka dhe disa specifika klinike të cilat jo doemos e bëjnë sëmundjen dhe shkaktarin të diferencueshëm klinikisht, pasi simptomat kryesore janë pothuaj të njëjta, graviteti i sëmundjes natyrisht ndryshon. Format klinike të varianteve të reja janë të lehta përgjithësisht dhe statistikat e deri tanishme, edhe pse jo të mjaftueshme, nuk tregojnë shtim të numrit të rasteve në spital apo dhe vdekjeve shkaktuar nga omicron BA1 dhe BA2 ( ky i dyti është dominues).
Ethja , dhembja e trupit, humbja e shijes, dobësia trupore, vështirësia në frymëmarrje (jo e zakonshme), takikardia janë prezente, ajo që mund ta diferencojë janë të përziera dhe të vjella madje dhe dhimbje barku (jo të zakonshme në rastin e varianteve të deritanishme)
4.Sa efikas është vaksinimi kundrejt mutacioneve të reja?
Nga studimet e deritanishme ( natyrisht jo të mjaftueshme) duket që variantet e reja kanë tendencë të jenë më rezistente ndaj antitrupave të krijuara ndaj Covid qoftë përmes imunitetit natyral qofte përmes vaksinave, por është ende herët të flasim me siguri për ketë fakt!
5.Po trantueshmëria e këtij virusi te ri pra BA1 dhe BA2 si është , a pritet një valë e re infektimi?
Nuk përjashtohet kjo mundësi edhe pse unë e besoj pak!
6.Cilat grup mosha janë më të rriskuara?
Natyrisht të gjithë grupmoshat mund të ekspozohen dhe infektohen, veçanërisht personat e pa imunizuar, ndërsa grup moshat më të rrezikuar ngelen të sëmuret kronike dhe të moshuarit.
7.A keni pasur raste për të trajtuar me ketë variant (BA1, BA2)?
Përgjithësisht kanë qenë forma klinike të lehta të cilat nuk kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor. Personalisht nuk kam trajtuar ndonjë rast të tillë, edhe për faktin se qarkullimi i tij në vendin tonë sapo ka filluar!
8.A ngatërrohen simptomat e varantit të ri me gripin e zakonshëm?
Të gjitha sëmundjet virale në fazat e tyre të para ngjajnë e shumë me gripin, dhe shpesh ne i quajmë grip ngjasuese, por një grip jashtë sezonit është i pa mundur!
9.Ndërkohë edhe situata e gripit është agravuar vihet re një shtim të rasteve që kanë nevojë për hospitalizim?
Tashme jemi në javën pare të Prillit, presim që moti të ngrohet shpejt dhe qarkullimi i viruseve të gripit stinor të bjere ndjeshëm, ndaj nuk e shoh si problem të shtuar shëndetësor!
10.A na mbron vaksinimi nga varianti i ri, apo ka nevojë për dozë të katërt?
Është ende herët të flasim për një doze të katërt, këshilla ime është që çdo person që ka bërë dy doza të vaksinës dhe kanë kaluar 4-5 muaj të mos hezitojë të bëjnë dozën e trete. Besojnë që një vendim për doze të katërt për grup mosha të caktuara do të jetë objekt i vendimmarrjes të eksperteve të shëndetit publik në kohën e duhur./Priza.al