Pique vendos kushte të rrepta ndaj Shakirës, futbollisti kërkon kujdestarinë e fëmijëve

Dyshja Shakira-Pique vijonë ende të jenë qendra e vëmendjes. Tashmë thuhet se futbollisti i njohur ka vendosur disa kushte të reja për ish-partneren Shakira lidhur me kujdestarinë e fëmijëve. Mësohet se ata do të takohen së bashku për të diskutuar. Jo vetëm kaq por thuhet se Pique është mërzitur shumë me një intervistë të Shakirës për “ELLE”.

“Mund të them vetëm se unë vendosa gjithçka që kisha në këtë marrëdhënie dhe në familjen time, Gerard, si futbollist, donte të luante futboll dhe të fitonte tituj, dhe unë duhej ta mbështesja atë. Vendosa karrierën time prapa dhe unë erdha në Spanjë, që ai të luante futboll dhe të fitonte tituj dhe ishte një akt dashurie. Falë kësaj, fëmijët e mi mundën të kishin një nënë të pranishme dhe unë kam një lidhje të pabesueshme me ta që është e pathyeshme dhe që na mban”,- thoshte më herët këngëtarja.

Sipas Pique, Shakira ka thyer një pakt respekti mes tyre. Futbollisti do të kërkojë me çdo kusht kujdestarinë e fëmijëve të tij. Thuhet se ai do të vendosë disa kushte mjaft të rrepta. Më herët, Shakira nuk e përballoi mirë ndarjen. Ajo madje dukej e ‘shkatërruar’.

Paparaci Jordi Martin tha për “RCN Mundo” se pas ndarjes, gjendja e këngëtares nuk është mjaft e mirë. “Mund të them se Shakira është keq”,- tha ai. “Ajo është e shkatërruar emocionalisht, madje ka pasur nevojë për mbështetje psikologjike. Ajo kurrë nuk e priste që Pique të ishte i tillë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *