Piramida e Tiranës, Veliaj: Stacion turizmi, gati në fundvit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar punimet pranë Piramidës së Tiranës.

Veliaj tha se piramida do i shërbejë tepër turizmit, pasi vizitorët mund të kenë mundësi të mësojnë mbi historinë dhe të shijojnë peizazhin.

Sakaq shtoi se punimet te Piramida pritet të mbarojnë në fund të këtij viti.

“Piramida nuk do të jetë vetëm hapësira jonë e teknologjisë së informacionit por edhe një stacion i turizmit në Tiranë, i atyre që duan të mësojnë historinë apo të shohin peizazhin, pasi qyteti do të fitojë edhe një super lulishte në Bulevard. Ky gusht ka qenë ndoshta muaji më i prapë i viteve të fundit. Kemi pasur shumë ditë me shi, ndaj kemi humbur disa ditë pune me shkollat, kopshtet, por edhe këtu te Piramida. Ne do shfrytëzojmë çdo ditë me diell, do të kalojmë me dy turne, për t’u siguruar që kjo hapësirë të jetë gati deri në fund të vitit. Mandej, pranverën do ta shfrytëzojmë për mobilimin”, tha Veliaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *