Vila luksoze dy katëshe e manjatit të pronave, Nick Candy në Hyde Park ka dalë në shitje për shumën marramendëse prej 175 milion paundësh. Apartamenti mahnitës është i ndarë në dy kate, ka pesë dhoma gjumi, një pishinë 21 metra dhe një sipërfaqe totale prej 18,000 metrash katrorë, e barabartë me 18 shtëpi mesatare.
Me pamje nga Hyde Park në një nga lagjet më të pasura të Londrës, apartamenti ka një banjë private, një palestër, dy tarraca, katër hapësira makinash dhe një bar. Shtëpia konsiderohet si më e shtrenjta në Londër, sipas të dhënave të ‘Great London Properties’. Në një email për Bloomberg Neës, Candy tha se apartamenti mund të blihet edhe me bitcoin.
Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyMail