Pista kryesore e hetimit/ Së shpejti baba, zbulohet identiteti i shqiptarit që u vra mbrëmë në Athinë

Është zbuluar fotoja dhe identiteti i shqiptarit që humbi jetën mbrëmjën e djeshme në Greqi. Ai është 37-vjeçari Marius Spiro Dhiamandi. Mësohet se gruaja e tij ishte shtatzëne me binjakë dhe rezulton pronare zyrtare e karburantit, që menaxhohej nga i shoqi. Kujtojmë se gjatë atentatit u plagos dhe kushëriri i tij i parë Juxhin Bajrami.

Policia është në pritje të dëshmisë së bashkëshortes së tij, ndërkohë që ka sekuestruar dhe kamerat e sigurisë që ndodhen përreth biznesit.

foto galeri FOTO/ Ky është shqiptari i vrarë në Greqi!Së shpejti do bëhej baba,e shkuara e errët

E SHKUARA E TIJ

Dhiamandis rezulton i arrestuar më parë për një sasi kokaine që iu gjet në makinë. Ai është arrestuar gjithashtu edhe për një vrasje të ndodhur në Kipseli, në Athinë në shkurt të 2010-ës. Atij i është dhënë masa “detyrim paraqitje” edhe për një ngjarje kriminale të ndodhur në ishullin e Mykonos. Dyshohet se i riu i ka borxh disa personave një shumë prej 200.000 euro.

Autorët e vrasjes së tij dyshohet se janë dy persona me origjinë shqiptare. Mësohet se pasi janë afruar pranë pikës së karburantit me një automjet kanë shkëmbyer disa fjalë me shënjestrën. Pastaj me gjakftohtësi ata kanë nxjerr armën dhe kanë qëlluar ndaj tij duke e lënë të pajetë.

Atë natë, Dhiamandi  po kthehej në shtëpi nga një lokal ku po argëtohej në Kypseli kur u sulmua duke ndërruar jetë. Në vendngjarje u gjetën dhe konfiskuan dy këllëfë 9 mm, të cilat janë dërguar në laboratorët e Drejtorisë së Hetimeve Kriminologjike për ekzaminime laboratorike dhe krahasuese.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *