Pistat e reja të policisë greke për vrasjen e Carolinës/ Prokurorët “skanojnë” telefonin e pilotit Babis

Oficieri i policisë greke, i përfshirë në hetimet për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj, Babis Anagnostopulos ka zbuluar një teori të re. Ai thotë se thirrjet e tij telefonike mund të zbulojnë një sekret të fshehur të pilotit, mbase edhe motivin e vërtetë për vrasjen e gruas së tij

Sipas informacioneve të siguruara, organet gjyqësore ashtu edhe ato policore po presin me interes rezultatet e tabulateve të tij telefonike. Sipas të njëjtit burim, heqja e sekretit telefonik është kërkuar të mbulojë një periudhë prej gjashtë muajsh para vrasjes së Caroline, dmth nga nëntori 2020 deri më 11 maj 2021, ditën e vrasjes.

Kontaktet telefonike të 33-vjeçarit po hetohen pasi oficerët e Policisë Greke nuk janë të bindur nga rrëfimi i tij se bashkëshorten e vrau në gjaknxehtësi e sipër. Po ashtu po kërkohen informacione nga kompania e helikopterëve ku ai punonte për rolin e tij. Por cili të ketë qenë sekreti që Caroline dinte për të shoqin, aq saqë ai u detyrua që t’i merrte jetën? Pritet që të zbulohet nga hetimet.

/Burimi: TaNea/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *