Gjatë fazës përgatitore, Xavi Hernandez ishte shprehur i kënaqur për qëndrimin e Miralem Pjanic te Barcelona, por tani orët e fundit mesfushori duket i destinuar të largohet nga Barcelona.
Ashtu siç raporton ‘Sky’, boshnjaku tashmë është afër transferimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku e pret Sharjah FC, një klub që merr pjesë në Ligën Pro të Emirateve të Bashkuara Arabe.Në orët e ardhshme, futbollisti do të udhëtojë në tokën arabe për të diskutuar detajet e fundit në lidhje me transferimin, përballë një marrëveshjeje totale të arritur tashmë mes dy klubeve.
Pjanic, pas Metz-it, Lionit, Romës, Juventusit, Barcelonës dhe Besiktas-it, po përgatitet të përshëndesë futbollin e Kontinentit të Vjetër. Me fanellën e Barcelonës Pjanic zhvilloi 30 ndeshje pa shënuar asnjë gol.