Mund ta quajmë si “banorin” e përfolur në mediat sociale paçka se nuk është brenda mureve të shtëpisë së “Big Brother Albania”. E kemi fjalën për Robert Aliaj-n të cilin publiku do ta shohë në BBV, për të parë dhe reagimin e përfshirjen e tij me Sabianin dhe ndikimin në raportin Keisi-Kristi.
Ka qenë i mënjëhershëm dhe reagimi i vetë Robertit ku nëpërmjet një komunikimi ‘live’ me fansat e ka dhënë hapur përgjigjen e tij “JO”.
”Big Brother është një tualet publik dhe as që mendoj që do të bëhem pjesë”, është shprehur artisti i njohur.
Ky reagim i Bertit vjen fiks një ditë pasi Sabiani është bërë pjesë e “Big Brother” duke i dalë në mbrojtje vajzës së tij Keisit, pasi sipas tij Kristi po bën lojë të dyfishtë.