Një ditë më parë u bënë publike emrat e tre personazheve te njohur që do të jenë banorë të edicionit të parë të “Big Brother Vip Kosova”.
Reperi Getinjo, aktorja Shota Baraliu dhe këngëtari Art Abazi ishin tre konkurentët e parë sipas “Telegrafi-t”. Së fundmi, Abazi ka reaguar në Instagramin e tij në lidhje me këtë lajm. Këngëtari ndër të tjera shprehet se mes famës dhe artit ka zgjedhur këtë të fundit.
“Meqenëse po më vijnë mesazhe pafund….Atëherë: Mes famës dhe artit, ka kohë që unë kam zgjedhur artin! Produksionet e BBVIP, si në Tiranë ashtu edhe Prishtinë, po ashtu i kam falenderuar me kohë për ftesën e tyre mirëpo, Art Abazi është i fokusuar në studio, edhe në këngët që po punoj me shumë dashuri…Nëse një ditë do të vlerësohem për këtë…Ju përqafoj, Arti”, ka shkruar artisti.
Më herët gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe reperi Getinjo, i cili po ashtu e hodhi poshtë lajmin, duke u shprehur se nuk do të jetë pjesëmarrës.
“Domethënë “Telegrafi” e di dhe unë nuk e di,”-shkruajti reperi në Instastory.
“Big Brother Vip Kosova” ka bërë tashmë të ditur edhe datën e fillimit të edicionit të tij të parë. 5 Dhjetor, është data kur do të nisë reality-show i shumëpritur. Tjetër informacion që dihet tashmë është edhe është se programi do të moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Ndërkaq në poltronat e opinionistëve do të jenë Olti Curri dhe Tuna.