Pjesë e grupit që shpërndante drogë pranë shkollave/ Përfundon arratia për të renë (Emri)

Shtetasja Arlinda Ramaj, pjesë e grupit kriminal që shisnin lëndë narkotike në shkolla është vënë në pranga.

Arrestimi i saj vjen rreth një muaj nga operacioni ‘Harta’ që çoi pas hekurave dhjetëra shpërndarës.

Ramaj është arrestuar sapo ka shkelur në Rinas. E reja ishte larguar nga Shqipëria një javë para realizimit të operacionit dhe në momentin që shokët e saj u prangosën, u shpall në kërkim.

Operacioni ‘Harta’ shkatërroi dy grupe kriminale që vepron në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht shisnin drogë pranë shkollave. Anëtarët e grupeve u mbajtën nën hetim dhe u kapën përmes një efektivi të inflitruar që regjistroi dhe ‘pazaret’ për dozat e kokainës e kanabisit

Në pranga ranë: Fabian Qoku, Redi Lolaj, Eduard Hysa, Dorjano Çela, Enver Mehmeti, Fatbardh Bardhi, Martin Kuka, Marsel Gjona, Mariglen Hoxha, Muharrem Tarushi, Polikron Shabani, Erion Xhaxho, Altin Llani, Jurgen Hasamataj.

Në total u sekuestruan: 2 kg kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, 5 mln lekë, 11 automjete dhe 29 aparate celulari.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *