Pjesë e grupit të Habilajve, SPAK kërkon 12 vite burg për ish-zyrtarin e policisë

SPAK jep pretencën për ish-zyrtarin e policisë së Vlorës Gjergj Kohilli, i cili akuzohet për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal.

Për Gjergj Kohillën ish-shefin kundër krimit të organizuar në Vlorë, SPAK kërkon 8 vite burg, për shkak se përfiton gjykim të shkurtuar. Ndërkohë për Sokol Bodën ish-shefin e stacionit policor Dhërmi dosja është veçuar .

2 ish zyrtarët akuzohen se kanë bashkëpunuar me grupin kriminal Habilaj për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit drejt Italisë.

Fillimisht ato u hetuan së bashku me ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri dhe ish drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Çela por më pas për shkak se ato vijojnë arratinë, çështja e tyre u veçua.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *