Ish-presidenti amerikan, Barack Obama është në mesin e 500 qytetarëve amerikanë që do të ndalohen të hyjnë në Rusi. Kjo lëvizje vjen si përgjigje ndaj sanksioneve të fundit nga Washingtoni.
Lajmi është njoftuar nga ministria e jashtme ruse, e cila tha se Rusia kishte refuzuar gjithashtu kërkesën e fundit të SHBA-ve për qasje konsullare ndaj gazetarit të Wall Street Journal Evan Gershkovich, i cili u arrestua në mars me dyshimin për spiunazh.
SHBA refuzoi muajin e kaluar për t’i dhënë viza mediave që udhëtonin me ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov, në Kombet e Bashkuara, thuhet në një deklaratë.
“Uashingtoni duhet të kishte mësuar shumë kohë më parë se asnjë sulm i vetëm armiqësor ndaj Rusisë nuk do të mbetet i pandëshkuar”, thuhet më tej në deklaratën e ministrisë së jashtme ruse.