Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 30-vjeçarja e shpallur në kërkim

Një 30-vjeçare ka rënë në prangat e policisë në Tiranë pas ishte shpallur në kërkim.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se e reja akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal.

Sakaq, shtetësja me inicialet D. K. ka marrë masën ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krim të Organizuar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 bënë kapjen e shtetases në kërkim D. K., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurise “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *