Disa muaj më parë një lajm qarkulloi në rrjetet sociale, i cili shkaktoi trishtim te të gjithë fansat e ‘Luzes’. Aktorja e njohur, Renada Caci lajmëroi largimin e saj nga Portokalli dhe e ftuar në emisionin ‘Ëhy Not’, aktorja ka rrëfyer se dashuria që publiku ka për rolet e saj bëri të mundur kthimin e saj përsëri në këtë spektakël humori.
Mirëpo, nëse asaj do i jepej një kontratë nga tenelovelat turke nuk do të mendohej shumë dhe do të ikte me “vrap” .
“Me vrap, patjetër që po. Nëse do të ndihesha mirë në një punë stabël, nëse do të ndihem më mirë aty ku jam do e mendoja dy herë. Më pëlqen shumë Turqia dhe pse jo”– thotë ajo.