Shumë qytetarë janë larguar nga qendrat e votimit pas problemeve me pajisjet e identifikimit elektronik. Partia Socialiste, në një deklaratë për shtyp u ka bërë thirrje votuesve të rithehen dhe të votojnë.
“KQZ duhet ti kërkoj ndjesë qytetarëve që nuk votuan në fillim. Partia Socialiste ju lutet të gjithë atyre që nuk votuan në orët e para të mëngjesit që të rikthehen gjatë ditës. Të bëjnë detyrën e tyre qytetare duke votuar. Kushdo prej nesh që voton, voton dhe për ata që nuk e kanë të mundur të votojnë, sepse janë larg apo sepse janë ende fëmijë, por duan dhe meritojnë një Shqipëri akoma më të mirë. Prandaj thirrja jonë është votoni, votoni dhe vetëm votoni” – tha Muzhaqi.