‘Pjesëmarrja nesër, e jashtëzakonshme’/ Berisha: Protesta do të jetë paqësore! Nuk pranojmë asnjë akt dhune

Ish-kryeministri dhe lideri historik i PD-së, Sali Berisha, garanton se, nuk do të ketë dhunë në protestën e nesërme te Partia Demokratike.

Berisha tha se dyert e hekurta do të hapen me pajisje të posaçme, ndërsa deklaroi se nuk do të preket askush nga personat që ndodhet brenda selisë së PD.

“Protestë e fuqishme paqësore. Në mënyrë kategorike nuk pranojmë asnjë akt dhune. Nëse tjetri mbyll derën e shtëpisë, çfarë më mbetet mua? Të shtyj derën. Unë po shkoj të hap dyert e shtëpisë time dhe po shkoj në mënyrë paqësore.

Do përdoren mjete që hapin dyert e hekurta. Ajo nuk është dhunë, por hapje në moral dhe në ligj e derës së shtëpisë tënde.

Asnjë qime floku nuk do t’i preket kujt. Nuk shkojmë ne të cenojmë njeri aty. Ai është shkarkuar dhe po përdor milionat e plaçkitura për karrigen e tij. Ai po e mban me dhunë selinë, po e mban me banda, me mercenarë.

Ata kanë kërcënuar, zëdhënësit më të afërt të tij, kanë thënë se do të ketë viktima. Këto fjalë s’i keni dëgjuar nga ne. Kanë thënë se pa gjak nuk e lëshojmë. Ne shkojmë paqësisht.

Dyert do t’i hapim. Po i hapi Lulzim Basha, nuk përdorim asnjë mjet. Ne nuk dhunojmë kurrë asnjë punonjës, është shtëpia jonë, janë punonjës të PD ata“,- u shpreh Berisha.

Berisha sqaroi edhe rolin e Gjykatës:

“Ne jemi bashkë në garë, numërojmë votat, kontestojmë dhe shkojmë në gjykatë për kontestimin që kemi për votat. Gjykata ka rol vetëm në një moment, ky statut që vjen është apo jo në përputhje me Kushtetutën”.

Berisha u bëri sërish thirrje deputetëve të PD-së, që t’i bashkohen protestës së demokratëve nesër përpara selisë. Berisha tha se, deputetët duhet ta bëjnë këtë në shenjë mirënjohje për anëtarësinë, të cilët kanë punuar për mandatet e tyre.

“Thirrja ime është për deputetët e PD. Janë të mirëpritur në protestën paqësore të anëtarëve të tyre. Që kanë derdhur lumenj djerse për mandatet.

Nuk kemi asgjë me asnjërin prej tyre, përveç Lulzim Bravës. PD nuk ka kryetar. PD do të ketë kryetar kur të hapet garë për kryetarin dhe dot ë zgjidhet nga anëtarësia siç është përcaktuar në statut.

Ajo zyrë nuk do të jetë nesër zyra e kryetarit të PD. PD ka një komision drejtues. A do të vendosen aty 29 vetë apo do të preferojnë një sallë tjetër, nuk e di.

Pjesëmarrja do të jetë nga më të mëdhatë. Ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm. Ndërtesa nesër u kthehet anëtarësisë, por dhuna nuk është e jona. Nëse na thonë bëtë dhunë se hapët dyert e shtëpisë tuaj, e kanë gabim. Ne s’po shkojmë te selia e një partie tjetër. Ne shkojmë paqësisht”.

Berisha foli edhe për garën për kryetar të PD, duke pranuar se do të kandidojë.

“Cilido që të vijë në garë është i mirëpritur. I garantoj që Sali Berisha pranon çdo rezultat të një gare të ndershme”.

/Burimi: Syri.net/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *