Pjeshka ka po s’ka kush i ha, ndikoi lufta

Edhe pse kostot e prodhimit në bujqësi janë rritur shumë, këtë vit  pjeshkën  fermerët po e shesin më lirë se sa një vit më parë ku plehrat kimike kushtoni dy herë më pak.

Tregu ideal për bujkun nga 54 vjeçar është eksporti drejtë vendeve të Bashkimit Europian, por për këtë sezon fermerët po shesin  prodhimin e tij bujqësor vetëm në Tiranë dhe Kosovë.

Fermeri nga Selita e Cërrikut, Kujtim Sade prej më shumë se një dekade merret me kultivimin e pjeshkës tha se:

“Unë kam një sipërfaqe prej 4 hektarësh kam 10 varietete pjeshke tregu sivjet është përtokë. Vjet shisja në Maqedoninë e Veriut dhe në shumë vende të tjera, kurse sivjet pjeshka është zero”- shprehet fermeri Kujtim Sade.

“Tregu i Tiranës njëherë në katër ditë ai merr 10 kuintal pjeshkë, mua s’më bëjnë punë, mua më bëjnë punë tre-katër tonë sepse kam shumë tokë. Në katër hektarë tokë të jenë të gjitha në prodhim  prodhon rreth 1000-1200 kuital”- shton ai.

Sipas kultivuesit të pjeshkës tregtarët europiane pjeshkën e vlerësojnë më tepër se kolegët e tyre në Shqipëri.

” Vjet ishte një vit i mirë për mua serat për të gjithë frutat shqiptare. Vjet pjeshka ka shkuar 80 lekë, kurse sivjet pjeshka 300 lekë. Unë që të jem i kënaqur kilogramin e pjeshkës duhet ta shes 600 lekë që 300 lekë pjeshka i merr vetë dhe 300 i marr unë që e kam punuar gjithë vitin. “

Për Kujtimin arsyeja se përse pjeshka nuk po shitet këtë vit është kriza globale ekonomikë që shkaktoi lufta Ukrainë- Rusi.

“Edhe kriza globale ka dhënë efektin e vet për arsye se nuk shikon më njeri të hajë pjeshkë, por duan orizin, domaten bukën, edhe pjeshkën e ka lënë në dorë të dytë.”

Edhe pse prodhimi që i mbarë, fatkeqësisht tregu i brendshëm që i pamjaftueshëm për sasinë e pjeshkëve që prodhon Kujtimi. Për këtë arsye për pjeshkën që nuk gjeti treg përfundoi në tokë.

Burimi TCh 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *