PL-KAS: Të regjistrohet Berisha si drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Partia e Lirisë ka depozituar në KAS kërkesën për regjistrimin e emrit të Sali Berishës si drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në fletën e votimit për lokalet e 14 Majit.

“Në emër të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, si edhe të partive përbërëse të tij,  ju informoj për efekt të pasqyrimit korrekt të të dhënave të koalicionit, në fletën e votimit sipas parashikimeve të nenit, 98 të Kodit zgjedhor, se drejtues i koalicionit është deputeti Sali Berisha”, thuhet në shkresën që mban firmën e përfaqësuesit të PL, Endrit Braimllari.

Pas kërkesës së PL për të vendosur Berishën si drejtues të koalicionit, pritet vendimi i KAS, që diskuton kërkesën ditën e sotme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *