PL takim me OSBE/ODIHR, Blushi: Shprehëm shqetësimin për izolimin e Metës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi me anë të një postimi në rrejtin social në facebook ka treguar se pritën sot në seli Misionin e Vlerësimit të Nevojave nga OSBE/ODIHR. Blushi shprehet se vlerësuan bashkëpunimin dhe asistencën e ODIHR për monitorimin dhe rritjen e standardit zgjedhor në Shqipëri, që ende përbën një problem madhor për vendin.

“Rrëmbimi kriminal, procesi kryekëput politik hetimor dhe izolimi ekstrem i Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta në prag të vitit elektoral, akuzat e stisura politike ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, burgosjet dhe shantazhet politike ndaj drejtuesve të tjerë të opozitës, manipulimet paraprake të zgjedhjeve nga ana e Qeverisë dhe Kryeministrit përmes keqpërdorimit të mekanizmave ligjorë dhe burimeve shtetërore për shit-blerjen e votës, përpjekjet për të kontrolluar votën e diasporës, patronazhimi, kapja e të gjitha institucioneve të pavarura, si dhe klima tejet e acaruar politike, ishin disa nga shqetësimet e shprehura prej nesh në këtë takim.

U ritheksuam përfaqësuesve të ODIHR nevojën alarmante për të forcuar zbatimin rigoroz të Kodit Zgjedhor dhe për krijimin e një klimë zgjedhore normale, pa ndikimin të krimit dhe administratës publike rilindase në zgjedhje, në mënyrë që të kemi një pjesëmarrje sa më të lartë të qytetarëve në zgjedhje, si dhe një rezultat të gjithëpranuar.”, shkruan Blushi.

Ai shprehet se Partia e Lirisë mbetet në çdo kohë e angazhuar që të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *