Karabinierët e Santeramo në Itali, arrestuan një shtetas me origjinë shqiptare përgjegjës për tregtinë e drogës, rezistencë ndaj forcave të policisë dhe dëmtime ndaj efektivëve.
Ndërhyrja policore filloi në momentin kur K.E. 32 vjeç, një person me precedentë të mëparshëm penalë, hypi në bordin e makinës së tij dhe vuri re praninë e karabinierëve.
Shqiptari u bllokua nga policia, por bëri rezistencë të fortë ndaj oficerëve, duke rrëzuar në tokë një nga ato, pasi e goditi në kokë.
Mbasi u bllokua, burri iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm. Hetimet bënë të mundur gjetjen e një apartamenti të pabanuar të përdorur nga 32-vjeçari për veprimtarinë e tij, në të cilin ishte e mundur të aksesohej me një nga çelësat e gjetur në zotërimin e tij.
Policia bëri një kërkim të plotë, duke gjetur si prova materiale një ene qelqi me rreth 100gram marihuana brenda, si dhe gjithçka që nevojitej për paketimin në doza, përfshirë një peshore elektronike precize.
Kërkimi u shtri më pas në shtëpinë e shqiptarit ku brenda dollapit të tij u gjet një lloj tjetër droge e paketuar në 16 doza në një total prej 40 gramësh dhe rreth 8.250 euro, që konsiderohen të jenë të ardhura të veprimtarisë së tij të paligjshme. Të gjitha provat janë konfiskuar dhe 32-vjeçari, ndodhet në “arrest shtëpie” dhe mbi të rëndon akuza për tregtim droge dhe për dëmtime të lehta të shkaktuara ndaj Karabinierëve.