Dy 17-vjeçarë janë arrestuar nga Policia e Ku17-vjeçarë janë arrestuar nga Policia e Kuçovës, pasi kanë plagosur me thikë një adoleshent të moshës 17-vjeçare.
Ata akuzohen për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K.D., 17 vjeç dhe T.H., 17 vjeç, të dy banues në fshatin Lumas, Kuçovë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur me mjet te mprehtë (thikë), në dorë dhe shpinë shtetasin A.Q., 19 vjeç, banues në Sheqëz, Kuçovë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.