Një 45-vjeçar italian dhe djali i tij 18-vjeçar kanë rënë në prangat e policisë pas një urdhri të lëshuar nga gjykata e Velletrit.
Babë e bir akuzohen për tentativë vrasje pasi kanë plagosur një 30-vjeçar shqiptar me hanxhar, në fund të një ndeshje të kampionatit europian.
Ngjarja nisi si një diskutim banal midis shqiptarit dhe 18-vjeçarit, ku ky i fundit pasi u largua nga lokali ku ndodhi debati informoi të atin mbi situatën. Në momentin që shqiptari po dilte me të dashurën nga lokali ai është ndaluar nga një makinë me 4 persona, dy nga të cilët u afruan dhe qëlluan me hanxhar ndaj 30-vjeçarit.
I plagosur në disa pjesë të trupit, shqiptari u dërgua menjëherë në spital, ku ju mor dëshmia dhe në bazë të kamerave të bizneseve përreth u bë i mundur identifikimi dhe më pas ndalimi i dy agresorëve.
/Burimi: Il granchio.it/ Përshtati në shqip: Priza.al/