Dy të rinj në Rrëshen kanë plagosur njëri-tjetrin pas një debati banal që kanë pasur mes tyre.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutave në shtëpinë e njërit prej të plagosurve.
Sipas burimeve dy të rinjtë pasi kanë debatuar kanë përdorur edhe thikat, për pasojë kanë mbetur të plagosur.
Menjëherë është bërë transporti i tyre drejt spitalit ku ndodhen aktualisht jashtë rrezikut për jetën.