Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të shtunë burg pa afat për vëllezërit Xhoi dhe Xhanelo Tarja, pasi plagosën për vdekje Klodian Bakiajn pas sherrit për parkimin.
Mësohet se vëllezërit Tarja kanë shprehur pendesë për veprën, ku me lot në sy kanë kërkuar ndjesë. Sakaq për administratorin e hotelit, Genc Ahmetaj është caktuar masa ‘arrest me burg’, pasi akuzohet për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pasi, viktima tentoi të parkojë makinë përballë hotelit ku dhe ka nisur konflikti fillimisht me Xhoi Tarja, 18-vjeç, por i pranishëm ka qenë dhe vëllai i tij Xhanielo, i cili ka shkuar në kuzhinën e hotelit dhe ka marrë një thikë, duke e goditur në zemër 41-vjeçarin.