Një 30-vjeçar është plagosur me thikë pas një sherri për motive të dobëta. Uniformat blu njoftojnë se kanë shoqëruar në komisariat autorin e dyshuar të kësaj ngjarje. Rreth orës 11:45, në Shkozë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi me inicialet S. K., ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. M., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 03.05.2021, rreth orës 11:45, në Shkozë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi S. K., ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. M., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sherbimet e Policisë bënë shoqërimin në Komisariat e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit S. K., për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.