Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në Kurbin mesditën e sotme.
Paraprakisht bëhet me dije se 25-vjeçari me inicialet E.P.(T) ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana tjetër, policia ka bllokuar të gjitha hyrje-daljet e Laçit dhe është vënë në kërkim të autorit. Për momentin janë zbardhur vetëm inicialet e tij: K.K( I) 27 vjeç
Ende nuk dihet konflikti mes dy të rinjve që ka sjellë dhe shkrepjen e armës së zjarrit.
/Priza.al/