Ardian Narkaj i plagosuri sot gjatë aksionit të RENEA-s ka qenë një person i shpallur në kërkim për shkak se ka qenë i dënuar me 21 vite burgim. Mësohet se Ardjan Narkaj ka marrë 3 plumba, në kofshë, gjoks dhe parakrah, ndërkohë që ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.
52-vjeçari është i përfshirë në listën e 30 personave me rrezikshmëri të lartë ndër vite nga Policia e Shkodrës, ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri nga ana e Forcave RENEA, gjatë aksionit për arrestimin e tij.
Policia lokale kishte marrë informacione operative se shtetasit Ardian Narkaj, ndodhej në banesën e tij në fshatin Bratosh të Malësisë së Madhe. Për këtë arsye, i ndihmuar edhe nga forcat RENEA, Policia e Shkodrës ka nisur operacionin “Bratosh” për ta arrestuar.
Sipas Policisë në një zonë malore të Kastratit, në vendin e quajtur “Gropat e Vrinit” në Bratosh, Malësi e Madhe, forcat speciale RENEA kanë rrethuar vendin (stan bagëtish) ku fshihej shtetasi në kërkim Ardian Narkaj dhe i kanë bërë thirrje për t’u dorëzuar.
OPERACIONI
Pasi forcat e rendit kanë shkuar në vendngjarje, i kanë bërë thirrje 52-vjeçarit për t’u dorëzuar. Por, Narkaj nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe ka tentuar të largohet, duke përfituar edhe nga terreni i vështirë malor. Forcat speciale RENEA kanë marrë masa për sigurinë e jetës së tyre, pasi kanë konstatuar se ky person ishte i armatosur. Ata i kanë bërë disa herë thirrje për t’u dorëzuar, por Ardian Narkaj nuk i është bindur urdhrit përsëritës të Policisë. Të ndodhura në këto kushte me synim për ta neutralizuar, forcat RENEA kanë qëlluar me snajper, duke e plagosur me tre plumba në trup.
PLAGOSJA
Pasi i është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes, 52-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të stabilizuar. “Ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të Policisë, por ka tentuar të largohet duke përfituar nga terreni i vështirë malor. Forcat speciale RENEA kanë marrë masa për sigurinë e jetës së tyre, pasi kanë konstatuar se ky person ishte i armatosur. Ata i kanë bërë disa herë thirrje për tu dorëzuar. Ardian Narkaj nuk i është bindur urdhrit përsëritës të Policisë për t’u dorëzuar dhe ka tentuar të largohet.
Forcat RENEA, për ta neutralizuar e kanë plagosur atë”, sqaroi zyrtarisht Policia. Në cilësinë e provës materiale në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë me fishekë në fole gati për qitje. Sipas Policisë, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po kryen veprimet hetimore.
KRIMI PËR “SPIUNIM”
Ardian Narkaj, pavarësisht se u akuzua për vrasje të dyfishtë në vitin 2008 dhe u arrestua fillimisht më 8 maj të atij viti, kishte përfituar vite më vonë lirinë me kusht. Në atë kohë mbetën të vrarë shtetasit Tonin Ulaj dhe Gjergj Shota, krim i cili kish- te nisur pas një debati për spiunim pranë Policisë. “Më datë 07.05.2008, rreth orës 20.00, i gjykuari Ardian Narkaj së bashku me babanë dhe bashkëshorten e tij kanë shkuar në qendër të fshatit Bratosh për të blerë ushqime me makinën e tij. Pasi kanë blerë ushqimet, i gjykuari është ndaluar nga ana e shtetasit Tonin Ulaj, i cili i ka thënë se perse nuk i binte borisë, kur afrohej në qendër të fshatit, pasi ai (Ardiani) e dinte se Toni kërko- hej nga Policia.
Më pas, debati mes tyre është acaruar dhe shtetasi Tonin e ka kapur të gjykuarin Ardianin, duke e futur nga pas lokalit dhe duke i thënë se përse na spiunon në Polici. I gjykuari, Ardiani, e ka mohuar një gjë të tillë dhe në këtë moment shtetasit, Tonit, i ka thënë që të hipte në makinë se do të shkonin te shtetasi Gjergj Narkaj për ta sqaruar këtë punë”, thuhet në dosje. Sipas hetimeve, Ardian Narkaj i frikësuar se mund ta vrisnin pasi kishte marrë një plagë në këmbë, ka goditur me thikë Tonin Ulajn dhe pasi i ka marrë pistoletën ka qëlluar dhe ka vrarë Gjergj Shotajn, vrasje e kryer në distancë të afërt.
/Priza.al/