Dy të rinj në Durrës janë përfshirë në një sherr për motive të dobëta. Si pasojë, një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në zonën e njohur si ish-Stacioni i Trenit.
Autori 20-vjeçar E.H është shpallur në kërkim.
Durrës/Informacion paraprak
Plagosi me thikë për motive të dobëta gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikon e shpall në kërkim 20 vjeçarin.
Në lagjen Nr.17 Durrës, si pasoje e një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. H., 20 vjeç, ka plagosur me mjet prers (thikë) shtetasin D. S., 23 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë ndodhen me vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.
/Priza.al/