Plagosje me thikë në Kurbin, arrestohet autori

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit, pasi një ditë më parë ka goditur me thikë dhe sende të forta një 65-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi Mark Prenga, 37-vjeç, banues në Kurbin pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë dhe sende të forta shtetasin Hamdi Saja, 65 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Goditi me mjet prerës dhe sende të forta një shtetas, pas një konflikti të çastit, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 37 vjeç, banues në Kurbin, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë dhe sende të forta shtetasin H. S., 65 vjeç, banues në Kurbin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *