Plagoset me thikë një person në Sarandë. Policia zbardh detaje për ngjarjen për mes një njoftimi.
Më datë 21.05.022, në lagjen nr.1, Sarandë gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi D. G., ka goditur me mjet prerës shtetasin D. R., i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.Po punohet për kapjen e shtetasit D. G. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.