Një 55-vjeçar me inicialet M.K., në Berat është arrestuar, pasi ka plagosur me thikë punonjësin e policisë Bashkiake, shtetasin me inicialet G.Ç., 36 vjeç. Gjatë ekzekutimit të një vendimi nga punonjësit e Bashkisë Berat, 55-vjeçari i ka kundërshtuar. Më tej ka goditur me mjet prerës punonjësin e policisë bashkiake, duke i shkaktuar dëmtime. Lidhur me këtë rast, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
“Nga specialistët e Seksionit për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.K., 55-vjeç, banues në lagjen Kushtrim, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë ekzekutimit të një vendimi nga punonjësit e Bashkisë Berat, i ka kundërshtuar dhe më pas ka goditur me mjet prerës duke i shkaktuar dëmtime, punonjësin e policisë bashkiake, shtetasin G.Ç., 36 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.