Një aksident i rendë raportohet në Orikum, Vlorë.
Sipas burimeve zyrtare, një 57-vjeçar, me inicialet P.L, banues në Lezhë, ka mbetur i plagosur rëndë, pasi është rrëzuar nga skela ndërkohë që po lyente një anije. Ai është dërguar menjëherë në spital për të parë ndihmën e parë mjekësore,
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20 në “Pashaliman”, në Orikum. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.