Familja e ushtarit të FSK-së Azem Kurtaj që plagosi 2 të rinj serbë në Shtërpcë e justifikon veprimin e tij duke thënë se ishte për vetëmbrojtje.
Xhaxhai i Azemit, Afrimi, në një bisedë për ‘Nacionalen’ tha se nipit të tij i ishte bllokuar rruga, ndaj ka qëlluar për vetëmbrojtje.
“Të gjithë jemi të shqetësuar për rastin. Pak dimë edhe ne, por e dimë që iu ka blloku rruga edhe në mbrojtje ka gjuajtur. Ai (Azemi) ka qenë duke kalu andej. Arma sigurisht që ka qenë me leje”, tha Afrim Kurtaj.
Të njëjtin qëndrim kishte edhe avokati, i cili sqaroi se gjendja emocionale e Kurtajt është e rëndë pas asaj që ka ndodhur të premten pasdite. Sipas asaj që i ka thënë ushtari, veprimi u bë për vetëmbrojtje.