Policia greke ka arrestuar të shumëkërkuarin Enivled Aliaj, 38 vjeç. Operacioni i policisë u zhvillua në 14 prill, pas kontrolleve nga skuadra DIAS dhe policia e Korfuzit.
Policia shqiptare ka informuar policinë greke mbi vendndodhjen e të shumëkërkuarit. Enivled Aliaj rezulton i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për veprën penale “vrasje me dashje e mbetur në tentative”.
Aliaj në 9 prill 2022, në shëtitoren e Sarandës, ka tentuar të vrase duke goditur disa herë me thikë shtetasin Dino Majko, aktualisht 30 vjeç, duke e plagosur rënde. 1 muaj para ngjarjes Aliaj mësohet se i kishte dëmtuar më thikë gomat e makinës Majkos dhe dy ditë pas kësaj kishte kanosur me thikë brenda ambienteve të Spitalit të Sarandës ish-bashkëshorten e tij.
Për këtë ngjarje ndaj Aliajt ka një masë të dytë sigurimi “Arrest ne burg” dhënë nga Gjykata e Apelit Gjirokastër në 5 maj 2022 për veprën penale “dhunë në familje”.
Ndërkohë për rastin e tentativës së vrasjes ndaj Dino Majkos, në Gjykatën e Sarandës po zhvillohet gjykimi ndaj shtetasit Enivled Aliaj.