Plagosi 5 besimtarë në Xhaminë “Dine Hoxha”, avokati i Rudolf Nikollës: Të shtrohet në spital psikiatrik!

Avokati i 34-vjeçarit Rudolf Nikolla, i cili pasditen e 19 prillit u fut në xhaminë ‘Dine Hoxha’ në Tiranë dhe plagosi me thikë 5 besimtarë, ka kërkuar që klienti i tij të shtrohet në psikiatri.

Gjykata dha masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për Rrudolf Nikollën pas ngjarjes të ndodhur, ndërsa familjarët dhe vetë autori thanë se Rudolfit i dukej sikur e përndiqnin. Anti-terrori mori në dorë hetimet pasi ngjarja ishte e rrallë në vendin tonë.

“Jam përndjekur për 1 vit, i njoh me fytyrë ata që më kanë përndjekur”, mësohet të ketë thënë ai para Gjykatës. Në Apelin e togave të zeza, avokati Isuf Shehi ka depozituar dje kërkesën për nxjerrjen e klientit të tij nga burgu dhe shtrimin në spitalin psikiatrik, pasi ka nevojë për kurim.

Sipas Policisë, të plagosur mbetën shtetasit: Donald Koçi, rreth 35 vjeç, Saba Peposhi, rreth 22 vjeç, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç, Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç dhe Anri Tola, rreth 23 vjeç.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *