Një 61-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë tre persona dhe ka shpërthye një granatë në Berlin.
Ngjarja ndodhi në hyrje të një pallati në lagjen Rheinikendorf të kryeqytetit gjerman, mbrëmjen e djeshme.
61-vjeçari shpërtheu granatën duke lënë të plagosura dy gra, të moshës 42 dhe 48 vjeç si dhe një burrë 61-vjeçar. Më pas, ai vrapoi drejt dy prej personave të tjerë dhe i qëlloi me thikë. Të plagosurit u dërguan në spital.
Sulmuesi është nga Serbia dhe dy gratë e plagosura kanë gjithashtu shtetësi serbe, ndërsa i plagosuri i tretë është nga Bosnja dhe Hercegovina. Shkaku i ngjarjes, nuk është zbardhur ende.