Plagosi 5 persona brenda xhamisë, lirohet nga burgu Rudolf Nikolli. Reagon Ahmed Kalaja: Çfarë bëhet?

Prokurori Hysni Mulaj ka vendosur të mos kërkojë burg për Rudolf Nikollën. Ky i fundit plagosi me thikë 5 persona në xhaminë “Dine Hoxha” te rruga e Kavajës.

Ngjarja ndodhi në prill të këtij viti, gjatë muajit të Ramazanit, dhe shumë në atë kohë e cilësuan madje si një veprim terrorist, për shkak të kohës dhe mënyrës sesi ndodhi.

Prokurori i cështjes ka mbyllur hetimin dhe e quan autorin një të sëmurë mendor, duke kërkuar për të vetëm mjekim, për shkak të gjendjes së tij mendore.

Mirëpo një nga ata që nuk e kanë ‘kapërdirë’ lehtë këtë vendim të Prokurorit është imam Ahmed Kalaja, i cili ka publikuar dokumentat e prokurorisë dhe ngre dyshime të forta për vendimin.

Në bazë të dokumentit të publikuar nga vetë imam Ahmed Kalaja, prokurori i çështjes ka nxjerrë këto konstatime: “Personi në hetim Rudolf Nikollak vuan nga probleme të shëndetit mendor. 2) personi në hetim plotëson kriteret për diagnostiko për çrregullim psikotik i pa specifikuar. 3) Personi në hetim nuk është i përgjegjshëm për veprën e kryer, pasi gjykimi dhe sjellja e tij janë udhëhequr prej çrregullimit të mendimit, emocionit dhe perceptimit. 4) Personi nën hetim për shkak të sëmundjes prej së cilës vuan, nuk ka qenë në gjendje të kuptoj dhe të kontrolloj veprimet e tij dhe pasojat që rrjedhin prej tyre. 5) Personi në hetim, prezanton risk të lartë për sjellje të paparashikueshme. 6) Personi në hetim, aktualisht prezanton simptomë psikotike aktive, të sëmundjes prej së cilës vuan. 7) Personi duke vlerësuar riskun për sjellje të paparashikueshme nëpërmjet HCR 20, ku analizohet historia për sjellje të paparashikueshme, klinika aktuale e menaxhimit të riskut në të ardhmen, i rekomandohet masa mjekësore e “Mjekimit të detyruar në një institut mjekësor”, thuhet në dokument.

Më pas prokurori çështjes thekson dhe arsyen se pse nuk mund të japë një dënim me burg për këtë vepër penale. “Për sa i përket përgjegjësisë penale për kryerjen e veprës penale nga ana e të pandehurit Rudolf Nikollaj, për shkak se ai ka rezultuar i papërgjegjshëm para ligjit për veprën e kryer, e për pasojë nuk mund të akuzohet apo dënohet për kryerjen e saj, për këto arsye ne do i drejtohemi Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, kjo në mbështetjet të neneve 46 të Kodit Penal dhe 46 të K. Pr. Penale me kërkesë: Për caktim e masës mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor” ndaj të pandehurit Rudolf Nikollaj, sipas nenit 46, pika 2 e K, Penal”, thuhet në këtë dokument, ku bëhet i ditur edhe përfundimi i hetimeve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *