Policia e Korçës ka arritur të prangosë Griseld Maxharin, një prej autorëve të plagosjes së Johan Meçollari, djalit të armikut të familjes së tij. Manaxhari bashkë më shtetasin F.B., qëlluan me armë zjarri drejtë Mecollarit në 25 prill të këtij viti, duke e lënë të plagosur 22-vjeçarin.
Arsyeja e plagosjes mendohet se janë përplasjet mes dy familjeve Manxhari dhe Meçollari, të cilat datojnë vite më parë.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ekzekutimin e vendimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për ndalimin e shtetasit në kërkim G. M., 22 vjeç, banues në Pogradec.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 29.04.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; “Prishja e qetësisë publike”. Ndalimi i shtetasit G. M., lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 25.04.2022, në qytetin e Pogradecit, ku 22-vjeçari në bashkëpunim me shtetasin F. B., (i shpallur në kërkim) tentuan të vrisnin me armë zjarri tip pistoletë shtetasin J. M., 22 vjeç, banues në Pogradec.