Qyteti i Sarandës është tronditur mbrëmjen e djeshme pasi një 43-vjeçar i identifikuar si Ibrahim Duda plagosi me thikë 2 vëllezër të mitur.
Mësohet se shkak për këtë të fundit ka qenë qeni. Është zbuluar se dy vëllezërit i kishin shtypur qenin me makinë 43 vjeçari, shkak për të cilin ky i fundit kreu aktin e rëndë duke sulmuar me thikë në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar, të miturit, në shenjë hakmarrje.
Burime për median bëjnë me dije se Duda i është afruar 17-vjeçarit me inicialet K.G duke e sulmuar me thikë. Pranë këtij të fundit ishte dhe i vëllai, 16-vjeçari, i cili po ashtu u sulmua nga 43-vjeçari. Të miturit morën plagë të rënda në kraharor dhe u dërguan menjëherë në spital për mjekim, në gjendje të rëndë.
Sakaq, ende dihet se si është gjendja e tyre sot.
Është zbuluar se autori i veprës ka qenë një person rezulton me precedent penal në të shkuarën, pasi ka qenë i dënuar për tentativë vrasje dhe për vjedhje e kundërshtim të forcave të policisë, u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Policia është në kërkim të tijin.