Gjykata e Lezhës ka vendosur të lërë në arrest shtëpie ish-kreun e Njësisë Administrative të Kallmetit në Lezhë, Besnik Simoni, i cili plagosi me armë me një fqinjin e tij.
Gjykata vendosi masën ‘Arrest shtëpie’ për Simonin, ndërkohë që prokurori i çështjes nuk ka qenë dakord me këtë vendim, duke bërë ankimim të vendimit në Gjykatën e Apelit në Shkodër.
Si ndodhi ngjarja?
Përplasja me armë zjarri ndodhi mesditën e 1 prillit, në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër. Policia raportoi se ishte plagosur në një atentat me armë zjarri, zyrtari i pushtetit vendor Besnik Simoni. Më pas u zbulua se konflikti mes Markut dhe Simonit nisi brenda zyrës së zyrtarit e më pas u zhvendos në rrugë. Marku u arratis për 4 orë. Kur u kap nga policia, u zbulua se edhe ai kishte mbetur i plagosur. Më pas u zbulua se mes dy personave kishte shkëmbim zjarri për konfliktin e 1 viti më parë që lidhet me sherrin në fushatën e PS-së.