Plagosi me 6 plumba Erion Hasanbelliun, arrestohet në Vienë Kasandër Noga

Është arrestuar në Vienë Kasandër Noga, pasi akuzohet për tentativë vrasje e Erion Hasanbelliut.

Kujtojmë se ky i fundit u qëllua me 6 plumba në qendër të Brukselit (4 prej tyre e prekën në trup) ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Dyshohet se i gjithë akti lidhjet me hasmërinë që kanë të dy këta htetas për një krim të ndodhur në vitin 2000.

Detaje nga ngjarja:

E gjithë saga e krimit ndodhi kur Noga hyri në spitalin e Sanatoriumit me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën, ku ishin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit) dhe pasi iu hoqën serumet nga krahu, hapën zjarr ndaj tyre duke i lënë të vdekur në vend. Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë, erdhi edhe hakmarrja nga ana e Hasanbelliu, i cili bashkë më vëllain e shokut të tij, të ndjerit Geron Hasanbelliu dhe ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandro Nogën. Krimi në fjalë ndodhi në 2002 në Belgjikë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *