Një plagosje me armë ndodhi ditën e djeshme në Tiranë, ku shtetasi Qani Muça qëlloi punonjësin e IMT-së, Ilirjan Gavelli në krye të detyrës. Lidhje me ngjarje, autori Muça ka rrëfyer para policisë se ka qëlluar pasi ka qenë në gjendje degresive.
“E qëllova, isha në depresion se do më prishnin shtëpinë e mbeta në mes të rrugës”, tha ai.
Ngjarja ndodhi pas sherrit për shembjen e banesës së kryefamiljarit, ky ku i fundit pasi është zënë verbalisht me punonjësit e IMT-së dhe policinë qëlloi me armë zjarri Gavellin duke e plagosur në bark. Fatmirësisht Gavelli ndodhet jashtë rrezikut për jetën.