Është arrestuar autori i ngjarjes së ndodhur ditën e sotme në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake autori i dyshuar, Altin Marku është prangosur në banesën e tij në Kallmet të Lezhës.
Priza.al mëson se autori gjithashtu është i plagosur me një plumb në shpatull, edhe pse policia ende nuk ka gjetur armën tjetër për të konfirmuar nëse ka patur shkëmbim zjarri.
Altin Marku dyshohet se ka gjuajtur me 3 plumba Besnik Simonin, kur ky i fundit ka qenë duke lëvizur me makinën e tij bashkë me një person tjetër.
Sipas burimeve nga policia autori i ka zënë pritë dhe ka qëlluar disa herë me armë, pas një konflikti që kanë pasur. Personi që ishte me të fatmirësisht nuk ka marrë lëndime.