Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për 40-vjeçarin, i cili goditi me gomone një fëmijë në zonën e ‘Jonufrës’.
Shtetasi Andris Korreshi goditi me gomone një 7-vjeçar në datën 18 korrik, ku ky i fundit fatmirësisht shpëtoi pa dëmtime serioze.
Incidenti ndodhi teksa 7-vjeçari po notonte në breg. 40-vjeçari nuk ka respektuar kufizimin me bova detare dhe është futur në zonën në të cilën nuk lejohet lëvizja e mjeteve lundruese, duke lënë të plagosur fëmijën.