Një plagosje me thikë ka ndodhur në fshatin Qënas të Fierit, ku një 39-vjeçar ka plagosur me thikë shtetasit H. B., 77 vjeç dhe A. B., 53 vjeç (babë e bir).
Po ashtu është bërë e mundur edhe arrestimi i autorit te ngjarjes së rëndë nga policia.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Plagosi me mjet prerës (thikë) dy shtetas, Policia kap dhe shoqëron autorin.
Pas marrjes së njoftimit se në Qënas, Fier, ka ndodhur një plagosje me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. B., 39 vjeç, banues në Qënas, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasit H. B., 77 vjeç dhe A. B., 53 vjeç (babë e bir).
Shtetasi A. B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa shtetasit H. B. dhe A. B. ndodhen në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve.