Gjykata e Apelit nuk ka miratuar kërkesën e Rudolf Nikollajt, për shtrim në spitalin psikiatrik. Ky shtetas i cili plagosi me thikë 5 persona në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, është lënë në burg për veprime terroriste. Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën që avokati mbrojtës i Rudolf Nikollajt bëri pak ditë më parë, që ai të shtrohej në spitalin psikiatrik.
Avokati i tij parashtroi kërkesën për lirimin nga qelia dhe shtrimin e tij në spitalin psikiatrik. Avokati Isuf Shehi depozitoi kërkesën në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku kërkonte shtrimin dhe trajtimin e Rudolf Nikollaj në spitalin psikiatrik.
Rudolf Nikolla është lënë në burg me kërkesë të prokurorisë, ku akuzohet për veprën penale “veprime për qëllime terroriste”. Sa i takon sulmit të rëndë, familjarët thanë se veprimi i Nikollajt nuk ka të bëjë aspak me radikalizëm, por se ai ka probleme të shëndetit mendor, që i ka shfaqur prej 6 muajsh dhe nuk kurohej.