Plagosi me thikë bashkëjetuesin e saj më 8 mars, gjykata vendos masën e sigurisë për 33-vjeçaren

Ditën e sotme në gjykatën e Fierit u mbajt seanca për 33-vjeçaren që plagosi me thikë bashkëjetuesin e saj mëngjesin e 8 Marsit në banesën e tyre. Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shtetasen Arinarda Asllani, 32-vjeç.

Ajo goditi me mjet prerës thikë Arjan Jorgatin, 32-vjeç.

Ky i fundit ka shkuar në gjendje të dehur në banesë dhe pas debatit dhe sherrit situata ka agravuar duke çuar në konflikt fizik mes tyre dhe me pas gruaja e ka goditur me mjete prerës. Në vendngjarje ka shkuar menjëhere policia që ka arrestuar 33 – vjeçarin ndërsa bashkejetuesi i saj është dërguar për mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *