Paraditen e kësaj të shtune, rreth orës 14:00, në lagjen nr. 2, Sarandë pas një konflikti për motive të dobëta, Fatmir Jashari, 52 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasit Edmond Sulo 54 vjeç dhe Spiro Llambri 62 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, i autorit të dyshuar të ngjarjes.
Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e 52-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar nitrat amoni, që përdoret si lëndë plasëse artizanale, 16 kapsolla detonatore dhe 3 fishekë luftarakë.
Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u bë arrestimi i 52 vjeçarit, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.