Në orët e para të mëngjesit pas konfliktit me rojën e hotelit ish efektivi i Komisariatit të Sarandës Lavdosh Metaj u plagos me thikë.
Lavdosh Metaj u dërgua menjëherë në spitalin e Sarandës ku po merr mjekimin e duhur dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe pas disa orësh kërkimi u bë e mundur lokalizimi dhe arrestimi i rojës me iniciale A.Sh., 41 vjeç banues në Sarandë.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.